Drejtori i Policisë së Kosovës me detaje për aksionin në Kaçanik: U arrestuan 7 persona u sekuestruan edhe armë zyrtare
Një konferencë për media është thirrur sot nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Me këtë rast është njoftuar se sot u zhvilluar një operacion në Kaçanik në lidhje me hetimet për vrasjen e rreshterit të policisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me këtë rast deklaroi se…

Lajme
Një konferencë për media është thirrur sot nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Me këtë rast është njoftuar se sot u zhvilluar një operacion në Kaçanik në lidhje me hetimet për vrasjen e rreshterit të policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me këtë rast deklaroi se me 1 prill është vrarë rreshteri policor Muhamed Lika.
“Janë zhvilluar hetime intensive dhe sot kemi konkretizuar operacionin policor që është zhvilluar në Kaçanik me bastisje , operacion u zhvillua me autorizim të Prokurorisë. Janë bastisur 9 lokacione, shumica e tyre në Kaçanik dhe një në Klinë. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë që dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit tonë.Të arrestuarit janë në proces të intervistimit, gjatë operacionit s’ka pasur ndonjë incident dhe s’ka pasur ndonjë person të lënduar. Pastaj me vendim të prokurorit do të vazhdohet tutje në lidhej me procedurën. ”deklaroi Hoxha, shkruan lajmi.net.
Ai njoftoi se gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, llaptopë një armë zyrtare , maska, tyta armësh, kapela sportive, rroba, fishekë e dylbi që do të shërbejnë për dokumentimin e vrasjes së rendë. Kontrollet janë duke vazhduar akoma.
“Njësitë policore të udhëhequr nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në asistencë kanë qenë njësitë tona speciale. Totalisht rreth 170 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në operacion”, shtoi ai./Lajmi.net/