Drejtori i Policisë: Procesi i votimit po zhvillohet qetësisht, vetëm disa incidente të vogla
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se procesi i zgjedhjeve po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze. Ai tha se gjatë ditës, Policia ka reaguar për 22 raste të raportuara, ndërsa dy prej tyre janë iniciuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit. Një rast ka lidhje me…
Lajme
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se procesi i zgjedhjeve po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.
Ai tha se gjatë ditës, Policia ka reaguar për 22 raste të raportuara, ndërsa dy prej tyre janë iniciuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit. Një rast ka lidhje me kërcënim ndaj qytetarëve dhe tjetri me dëmtim të dokumenteve të votimit.
“Ka pasur një raportim për kërcënim në Leqin të Skenderajt, ku janë shoqëruar rreth gjashtë persona për intervistim. Përveç këtij, kemi pasur një rast tjetër të dëmtimit të dokumenteve të votimit dhe një cenim të vështirësisë së votimit gjatë natës. Përndryshe, situata ka qenë e qetë dhe Policia ka reaguar siç duhet,” tha Hoxha.
Drejtori i Policisë gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë dhe të sigurohet që çdo votë të numërohet drejt.
“Shpresojmë që procesi i votimit të vazhdojë i qetë deri në mbyllje të qendrave, në mënyrë që vota e qytetarëve të garantohet dhe të kemi një rezultat të drejtë për të gjithë,” përfundoi Hoxha. /Lajmi.net/