Drejtori i Napoli përjashton mundësinë e transferimit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo s’ka vend te Napoli. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Manchester United. Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme me Erik ten Hag, prandaj emri i tij shihet larg ‘Old Trafford’. Një nga skuadrat që…

Sport

27/10/2022 10:03

Cristiano Ronaldo s’ka vend te Napoli.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Manchester United.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme me Erik ten Hag, prandaj emri i tij shihet larg ‘Old Trafford’.

Një nga skuadrat që lidhej me transferimin e mundshëm të CR7 ishte Napoli, por një opsion të tillë s’e kanë më në konsideratë.

‘DAZN’ bën të ditur se drejtori i Napoli, Cristiano Giuntoli ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Ronaldos, përcjell lajmi.net.

Napoli ka një start perfekt këtë sezon nën urdhrat e Luciano Spalletti dhe po bëjnë mirë si në garat evropiane ashtu edhe në Serie A.

37-vjeçari Ronaldo duket se nuk ka çfarë t’i shtojë përbërjes aktuale të Napolit. /Lajmi.net/