Drejtori i Leipzig shuan shpresat e Milan e Man Utd: Nuk e lejojmë Nkunku të largohet këtë verë
Skuadrat e mëdha evropiane mund të heqin dorë nga kalkulimet mbi Christopher Nkunku.
Sport
Drejtori i skuadrës së Leipzig, Oliver Mintzlaff ka dhënë disa komente lidhur me Nkunku, lojtarin më të përfolur te skuadra e Leipzig, para merkatos së verës.
Mintzlaff ka thënë se i kanë bërë të qartë lojtarit dhe agjentit se nuk do ta lirojnë gjatë kësaj vere.
“Kemi biseduar për këtë çështje: Nuk e lejojmë Nkunku të largohet gjatë kësaj vere”, ka thënë Mintzlaff, transmeton lajmi.net.
“I kemi treguar edhe agjentit të tij”, shtoi ai.
Leipzig do të synojnë edhe rinovimin e kontratës, por bisedimet janë në një fazë shumë të hershme. /Lajmi.net/