Drejtori i Dortmundit, Watzke: Haaland do jetë lojtari ynë edhe vitin tjetër
Drejtori i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka mohuar se sulmuesi Erling Haaland do largohet në verë.
Sport
Norvegjezi ka mahnitur të gjithë këtë edicion, derisa kërkohet nga top gjigantët evropianë, transmeton lajmi.net.
Raiola është në bisedime me top klubet, sidoqoftë Watkze ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit.
“E njoh Raiolan për një kohë të gjatë dhe ia dal shumë mirë me të. Nuk është problem për ne”.
“Erling Haaland do mbetet lojtar i Borussia Dortmund edhe vitin tjetër”, deklaroi ai.
Ka spekulime që Haaland mund të largohet nëse paguhet vlera e 150 milionë eurove./Lajmi.net/