Drejtori i CIA-s sot në Kosovë

Një vizitë tejet e rëndësishme po zhvillohet sot në Kosovë. Si kurrë më parë në kryeqytetin e Kosovës sot arrin njeriu kryesor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA). Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se William Burns do të vizitojë sot Prishtinën. Njësi të shumta policore janë parë përgjatë gjithë vendit sot, si forca…

Lajme

22/08/2024 12:38

Një vizitë tejet e rëndësishme po zhvillohet sot në Kosovë.

Si kurrë më parë në kryeqytetin e Kosovës sot arrin njeriu kryesor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA).

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se William Burns do të vizitojë sot Prishtinën.

Njësi të shumta policore janë parë përgjatë gjithë vendit sot, si forca të shtuara pikërisht për shkak të sigurisë së madhe që nevojitet me rastin e vizitës së tij të paparalajmëruar.

Dje është raportuar për vizitën e Burns edhe në Beograd.

Edhe pse nga CIA nuk është konfirmuar, të njëjtit as nuk e kanë mohuar atë.

Sipas CIA nuk komentohen oraret e udhëtimeve të drejtorit.

Burns u theksua se qëndroi në Beograd dje pas një vizite njëditore që pati në Bosnje dhe Hercegovinë më 20 gusht.

Në Sarajevën, Burns diskutoi edhe për retorikën secesioniste dhe veprimet e Dodiku, tha një zyrtar i Qeverisë amerikane për Radion Evropa e Lirë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Burns u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Ndryshe Burns është figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai gjithashtu është anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Biden e pati emëruar atë në pozitën e drejtorit të CIA-së në janar të vitit 2021.

Burns është betuar si drejtor i CIA-s në mars të vitit 2021, duke u bërë kështu diplomati i parë në karrierë që shërbeu si drejtor i presidentit Biden dhe e promovoi atë në kabinet në qershor 2023.

Kjo është një vizitë e rrallë e një udhëheqësi të CIA-s në Ballkan.

Analistë, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë në Bosnje e Hercegovinë e shohin vizitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) në këtë vend dhe në Serbi si përgjigje ndaj sfidave që paraqet ndikimi i Kremlinit në rajon, si dhe ndaj aspiratave secesioniste të politikanëve prorusë në Republikën Srpska./Lajmi.net/