Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e KFOR-it, flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it nga Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), në kuadër të vizitave dhe koordinimeve të rregullta ndërinstitucionale. Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në takim morën pjesë togeri Mate Deckner dhe rreshteri shtabor Peter Molnar, me të cilët u…
Lajme
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it nga Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), në kuadër të vizitave dhe koordinimeve të rregullta ndërinstitucionale.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në takim morën pjesë togeri Mate Deckner dhe rreshteri shtabor Peter Molnar, me të cilët u diskutua për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin në kuadër të aktiviteteve në institucionet korrektuese.
Gjatë takimit, Selmani i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it me punën dhe angazhimet që po zhvillohen në Burgun e Sigurisë së Lartë, me theks të veçantë në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe trajtimin korrekt të të burgosurve. /Lajmi.net/