Drejtori i Barcelonës takohet me agjentin e Lewandowski

Barcelona është gjithnjë e më afër transferimit të Robert Lewandowski.

Sport

28/04/2022 09:00

Ylli polak është në muajt e fundit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe pritet të nis një aventurë të re larg ‘Allianz Arena’.

Barcelona është destinacioni më i mundshëm për Lewandowski, dhe ndodhitë e fundit e afrojnë lojtarin edhe më shumë me ‘Camp Nou’.

Gerard Romero bën të ditur se drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany është takuar në një restaurant në Barcelonë me Pini Zahavi, përcjell lajmi.net.

Agjenti i lojtarit thuhet të ketë marrë përshtypje pozitive nga ky takim.

Thuhet se Barcelona mund ta kompletojë transferimin e Lewandowski me 40 milionë euro. /Lajmi.net/