Drejtorëve të spitaleve u kërkohet të shtojnë angazhimet kundër COVID-19

Në mëngjesin e së martës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj takoi drejtorët e spitaleve të përgjithshme (SHSKUK) për t’u njohur me gjendjen e spitaleve si dhe përgatitjet për situatën epidemiologjike. Tash për tash, situata në spitale është stabile, por, kërkohet kujdes dhe angazhimi shtuar.

Lajme

27/10/2020 13:08

Zemaj në këtë takimi citohet të ketë thënë se përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë, për shkak të virusit dhe se asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK.

“Spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në, duke udhëzuar rastet. Pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty, në të njëjtën kohë llogaridhënia me transparencën janë të pandashme në punën tonë ditore, ky është edhe detyrimi i secilit menaxher e drejtues në sektorin publik”, citohet të ketë thënë Zemaj.

Zemaj theksoi se pret nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, duke mos e ulur ritmin e punës dhe të vazhdohet me përkushtim të shtuar.

Ministria e Shëndetësisë ka shtuar numrin e profesionistëve në institucione shëndetësore me 200 profesionistë të tjerë derisa edhe 375 profesionistë të tjerë dhe staf mbështetës nga fusha të ndryshme i janë shtuar sistemit shëndetësore, ndërkohë që janë ndarë edhe rreth 1500 specializime për mjekët me qëllim që të njëjtit përmes shkollimit specialisti të kontribuojnë edhe në fuqizimin e kapaciteteve për menaxhimin e pandemisë Covid-19. /Lajmi.net/