Drejtorët e Shpend Ahmetit që paguhen edhe nga Lëvizja Vetëvendosje

Partia po i shpërblen me para disa nga drejtorët e ekzekutivit të Komunës së Prishtinës.

Lajme

16/06/2017 16:38

Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu janë “koka” e Komunës së Prishtinës dhe e Lëvizjes Vetëvendosje. I dyti nuk e ka pagën edhe aq të madhe, por Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur të paguaj me nga pak para disa drejtorë të Shpend Ahmetit për punët që po ia kryen partisë dhe jo krerët e Komunës.

Drejtori i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se nga LVV-ja ka marr 2000 euro, këtë shumë e ka marr edhe në vitin e kaluar, derisa të hyrat vjetore si drejtor në Komunë i ka në vlerë prej 7033 eurove.

Këto të dhëna kanë dalë nga deklarimi i fundit i pasurisë që zyrtarët e lartë publik e kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan lajmi.net.

Drejtoresha e Arsimit, Arbërije Nagaveci ka shënuar se si kompensim nga Lëvizja vetëvendose ka marrë 2000 euro. Në formularin e pasurisë në vitin e kaluar, Nagavci nuk ka deklaruar të hyra nga VV-ja. Kjo drejtoreshë ka disa burime të te hyrave, pagën vjetore në komunë e ka 6,987.00 eurove, mëditje nga KCIC në vlerë prej  3,908.00 euro, mëditje nga Këshilli i Evropës  1,200.00 euro. Të hyra nga burim i quajtur BIZNES i ka deklaruar se i ka pasur 3,300.00 euro, mëditje Konsulence KK Austria 520 euro, mëditje konsulencë nga Universiteti Universum, 427 euro, dhe mëditje nga udhëtimet në Komunën e Prishtinës  1,007.00 euro.

Hysen Durmishi, drejtor i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, si pagë nga VV-ja ka deklaruar 1,944.00 euro që merr brenda vitit. Të njëjtat i ka deklaruar edhe në vitin e kaluar.

Edhe, drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu që në VV është anëtare i këshillit te përgjithshëm ka deklaruar se nga partia merr 1,556.22 euro.

Drejtori i administratës, Muhedin Nushi ka deklaruar që nga VV-ja merr 1,500.00 euro në vit.

Nora Kelmendi, drejtoreshë e Kadastrit ka deklaruar se nga VV-ja pagese vjetore për pune shtese ka marrë 2000 euro.

Drejtori i Inspekcionit, Sali Zyba i cili është edhe anëtar  i Këshillit të Përgjithshëm në VV  dhe aktivist shumë i zellshëm sidomos gjatë protestave, nuk ka deklaruar se merr para nga partia.

As drejtori i Pronës që është pjesë e LVV-së, Dren Kukaj nuk ka deklaruar të hyra partia, pos pagën e tij si drejtorë komunë në vlerë prej 583.30 në muaj.

Sipas deklarimit të pasurisë, pos këtyre drejtorëve para nga partia nuk marrin as asamblistët e VV-së që janë në Kuvendin e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/