Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë rezulton pozitive me COVID-19
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë së QKUK’së, Venera Berisha-Muharremi, ka rezultuar pozitive në testimet për virusin COVID-19

Lajme
Berisha-Muharremi ka shkruar në Facebook se virusin e ka marrë nga një infermiere që të premten ka rezultuar pozitive me koronavirus.
“Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjike ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit me Covid-19, te premten doli pozitiv me virusin Covid-19, kërkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike! Para pak çasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnjë shenje klinike as ankesa!”, ka shkruar ajo.
Drejtoresha e Endokrionologjisë ka apeluar te të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të, të vetizolohen.
“Lus të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me mua pa maska të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmërohen në Klinikën Infektive! Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e zotit do ta kaloj edhe këtë sfidë!”, ka shkruar Berisha-Muharremi.