Valdete Daka dhe KQZ nuk duhet ta vënë në pikëpyetje kredibilitetin që e kanë fituar me kaq korrektësi në gjitha ato palë zgjedhje dhe ta lënë të kalojë këtë sabotim të rendë e eventual pa ndërmarrë asgjë. KQZ në bashkëpunim me prokuroritë e këtyre qyteteve duhet të formojnë në Task Force e cila urgjentisht heton gjitha keqpërdorimet e mundshme në tri qytetet e përmendura. Nëse janë spekulime le të eliminohen, nëse janë të vërteta partitë duhet të ndëshkohen. KQZ le të vendos pastaj se anulohen, rinumërohen apo se çka ndodhë me votimin në këto qytete.
Shteti ligjor dhe demokracia transparente dhe kualitative nuk ndërtohen ndryshe. Në mos për asgjë tjetër ky hetim do t’i alarmonte edhe tjerët që kësaj radhe patën fatin mos të kapen me presh në dorë për metodat jo të ndershme që përdorin gjatë konkurrimit për poste dhe pushtet.