“Drejtësi për çlirimtarët dhe themeluesit e shtetit të Kosovës”- Dedaj bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët e trojeve etnike që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK) më 17 tetor në Tiranë. Sipas Dedaj kjo protestë bëhet për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët dhe shtet formuesit…

Lajme

03/10/2025 17:17

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët e trojeve etnike që të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK) më 17 tetor në Tiranë.

Sipas Dedaj kjo protestë bëhet për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët dhe shtet formuesit dhe liderët e UÇK-SË, që po mbahen peng nga një gjykatë njëetnike dhe politike në Hagë.

“Të gjithë në Tiranë! Të gjithë shqiptarët e trojeve etnike, në protestën e OVL të UÇK-së, me 17 tetor në Tiranë, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët dhe shtet formuesit dhe liderët e UÇK, si dhe të Republikës së Kosovës, të cilët po mbahen peng, nga nje gjykatë një etnike dhe politike në Hagë!”, ka shkruar Dedaj.