“Drejtësi për Arbnorin”- Në Prishtinë protestohet, kërkohet lirimi i Arbnor Spahiut nga burgjet serbe

Një protestë është duke u zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo protestë paqësorë është thirrje për institucionet e Kosovës që të bëjnë diçka në lidhje me lirimin nga paraburgimi në Serbi të ish-zyrtarit policor të Kosovës, Arbnor Spahiu. Arbnor Spahiu po mbahet në burgjet e Serbisë tash e katër muaj, derisa ende nuk dihet…

Lajme

30/09/2025 11:59

Një protestë është duke u zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo protestë paqësorë është thirrje për institucionet e Kosovës që të bëjnë diçka në lidhje me lirimin nga paraburgimi në Serbi të ish-zyrtarit policor të Kosovës, Arbnor Spahiu.

Arbnor Spahiu po mbahet në burgjet e Serbisë tash e katër muaj, derisa ende nuk dihet se kur do të mund të lirohet.

Në njoftimin e protestës thuhej se kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrenë zërin kundër padrejtësisë./Lajmi.net/