Dramë në Prishtinë – Personi i kërkuar nga policia raportohet se është hedhur nga kati i katërt gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit
Një incident i rëndë ndodhi sonte në lagjen e Spitalit në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ku një person është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese banimi. Raportohet në media se bëhet fjalë për Bilall Kqikun, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës për shkak të një vrasjeje që ndodhi më herët këtë…

Lajme
Një incident i rëndë ndodhi sonte në lagjen e Spitalit në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ku një person është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese banimi.
Raportohet në media se bëhet fjalë për Bilall Kqikun, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës për shkak të një vrasjeje që ndodhi më herët këtë vit në Kolovicë të Prishtinës.
Sipas informacioneve paraprake, Kqiku dyshohet se tentoi të shmangë arrestimin nga autoritetet duke u hedhur nga kati i katërt. Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe njësitë policore, që ndërhynë me urgjencë.
Nga Emergjenca e QKUK-së kanë konfirmuar se i dyshuari është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor.
“Po, aktualisht janë duke iu bërë ekzaminime mjekësore”, ka deklaruar Avdush Bajgora për IndeksOnline. /lajmi.net/