Drama që zhvilloi mbrëmë Serbia me ushtrinë e saj afër kufirit më Kosovën
Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në veri të Kosovës, duke vëzhguar nga afër protestat e qytetarëve serb pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbsië për targa.

Lajme
Në anën tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka ftuar në një seancë urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.
Lexo edhe:
Situata në veri/ Alarmohet Serbia, mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Protestuesit serb kanë qëndruar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje gjatë gjithë natës, ku kanë vendosur edhe tenda dhe një pankartë ku thuhej “Mirësevini në Asosacionin e Komunave Serbe”, transmeton lajmi.net.
Mediat serbe mbrëmë kanë raportuar edhe për lëvizjet e Policisë së Kosovës, duke thënë se makina të blinduara janë parë duke kaluar nëpër Zubin Potok e Zveçan, të cilat sipas mediave serbe kanë ngjallur frikë tek qytetarët serbë.
Sipas raportimit nga mediat serbe, 8 automjete të blinduara serbe janë nisur për në pikën kufitare në Jarinje mbrëmë rreth orës 23:58, përderisa serbët kanë vazhduar të mbajnë rrugën e bllokuar gjatë gjithë natës duke ndezur edhe zjarr.
Përkundër tensioneve, nuk është raportuar për ndonjë incident mes protestuesve serb dhe Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se Ambasada Amerikane dhe BE-ja kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova që të ulin tensionet sa më shpejtë. /Lajmi.net/