Drama në Podujevë: Rrahu djalin dhe tentoi të hidhej nga kati i dytë, ndërhyn policia
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas tentoi të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:00, shkruan lajmi.net. Policia njoftoi se “i dyshuari mashkull fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e…
Lajme
Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas tentoi të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 08:00, shkruan lajmi.net.
Policia njoftoi se “i dyshuari mashkull fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë djalin e tij mashkull, pastaj ka tentuar të bie nga kati i dytë i shtëpisë”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta parandalojnë aktin dhe ta shpëtojnë të dyshuarin.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Lajmi.net/