Drama me Dolcen, Edi sonte do ta kuptojë të vërtetën
Big Brother VIP Kosova ka marrë vendimin e madh për t’i dhënë fund aludimeve të Edit brenda shtëpisë. Produksioni sapo ka njoftuar zyrtarisht se sonte në orën 20:00, banori do të përballet me realitetin. “Sot në ora 20:00 njihet me të vërtetën se ku është Dolce”, shkruhet në njoftimin e fundit të lëshuar në faqen…
ShowBiz
Big Brother VIP Kosova ka marrë vendimin e madh për t’i dhënë fund aludimeve të Edit brenda shtëpisë.
Produksioni sapo ka njoftuar zyrtarisht se sonte në orën 20:00, banori do të përballet me realitetin. “Sot në ora 20:00 njihet me të vërtetën se ku është Dolce”, shkruhet në njoftimin e fundit të lëshuar në faqen zyrtare të BBVK.
Kjo pritet të jetë një nga momentet më të forta të edicionit. Edi, i cili ditët e fundit ka jetuar me shpresën dhe paqartësinë për vendndodhjen e saj, nuk e ka idenë më të vogël se Dolce ndodhet tashmë në “Grande Fratello” në Itali.
Më shumë se vendndodhja, goditja e vërtetë pritet të jetë fakti se ajo ka mohuar lidhjen me të dhe ka nisur dinamika të reja atje. Si do të reagojë Edi kur të kuptojë se “pritja” e tij ishte e kotë? Komentet e ndjekësve parashikojnë një reagim të ashpër, madje dikush shkruan se “paska me thy derën”.
Mbetet të shihet në orën 20:00 nëse ky lajm do ta rrëzojë Edin moralisht apo do të ndryshojë komplet lojën e tij.