Dr Anthony Fauci thotë se është shumë shpejt ta quash ilaçin e malaries ‘ilaç nokaut’ kundër Covid-19

Disa të dhëna të hershme nga Wuhan, sugjerojnë që ilaçi i malaries hidroksilklorina mund të ndihmoj pacientët me Covid-19.

Lifestyle

04/04/2020 12:28

Eksperti i sëmundjes infektive amerikane, Dr Anthony Fauci paralajmëroi se nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar efektivitetin e ‘ilaçit nokaut’ kundër Covid-19, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

“Ende duhet të bëjmë llojet e studimeve që vërtetojnë përfundimisht nëse ndonjë ndërhyrje, është me të vërtetë e sigurt dhe efektive”, tha Fauci.

“Është e kuptueshme edhe kur njerëzit mund të duan të marrin diçka gjithsesi edhe me mendimin më të vogël se është efektiv dhe unë nuk kam asnjë problem me atë”, shtoi Fauci. /Lajmi.net/