DPA: Ecja serbe nëpër litarin e hollë… stërvitja ushtarake me Rusinë

Rreth 300 ushtarë të Rusisë dhe Bjellorusisë janë duke bërë stërvitje me ushtrinë serbe, ndërsa ushtarët serbë në të njëjtën kohë ushtrojnë edhe me forcat e NATO-s në Malin e Zi, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Lajme

03/11/2016 19:02

Agjencia gjermane thotë se këto dy ngjarje vënë në dukje “ecjen nëpër litar të hollë nga zyrtarët e Beogradit midis Lindjes dhe Perëndimit.”

Fakti se pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, praktikojnë edhe më rusët, por janë edhe partner të NATO-s, ditët e fundit kjo temë është duke u shfaqur shumë në mediat më të mëdha evropiane, por DPA thotë se, “Serbia insiston në neutralitetin e saj”, transmeton lajmi.net.

“Serbia, e cila është duke negociuar për hyrje në Bashkim Evropian dhe se një dekadë më parë u bë pjesë e Partneritetit për Paqe, këmbëngul në neutralitet në konfliktin mes Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën”, tha agjencia.

Siç u tha, Beogradi mbështetë integritetin territorial të Ukrainës, pasi Rusia aneksoi Krimenë, por nuk pranoi të bashkohet me sanksione perëndimore kundër Moskës.

“Të gjitha hulumtimet në Serbi tregojnë se shumica e popullsisë janë armiqësor ndaj NATO-s, e cila kishte ndërhyrë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Në të njëjtën kohë. Më shumë se gjysma e serbëve nuk duan që vendi të hy në BE, pasi shumica e cilësojnë si kundërshtarin më të madh ndaj Serbisë ndaj luftërave jugosllave të viteve ’90”, thekson DPA.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rouz Gotemeler, tha se NATO-ja nuk ka asgjë kundër stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë.

Serbia, Rusia dhe Bjellorusia në Serbi do të kryejnë në disa vende ushtrime “vëllazëria sllave 2016”, ndërsa në të njëjtën kohë në trupat e NATO-s, në Mali i Zi janë duke bërë ushtrime me partnerët, përfshirë serbe. /Lajmi.net/