Dosti i Liburn Aliut i arrestuar për korrupsion del se ka nënshtetësi të Serbisë: E kalonte edhe këmbë kufirin

Vetëm disa ditë më parë, Gjykata e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi, i cili u arrestua të enjten që lamë pas në Aeroportin e Prishtinës. Gazetari Lirim Mehmetaj, para pak minutash shpërndau një foto të dosjes së Prokurorisë ku thuhet me shkrim se i pandehuri për rastin…

Lajme

15/10/2024 16:55

Vetëm disa ditë më parë, Gjykata e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi, i cili u arrestua të enjten që lamë pas në Aeroportin e Prishtinës.

Gazetari Lirim Mehmetaj, para pak minutash shpërndau një foto të dosjes së Prokurorisë ku thuhet me shkrim se i pandehuri për rastin e lartpërmendur, Naser Hafizi, ka edhe nënshtetësi të Serbisë.

“Qysh është e mundur që këta të Vetëvendosjes gjithqysh lidhen dikah me Serbi? Sipas dosjes së Prokurorisë, Naser Hafzi, paska edhe shtetësi të Serbisë”, shkroi Mehmetaj në postimin e tij në Facebook.

Tutje, Mehmetaj tha se zyrtari i Vetëvendosjes me nënshtetësi të Serbisë ka bërë hyrje-dalje me nënshtetësi të Serbisë disa herë.

“I njëjti, siç po tregojnë të dhënat e Sistemit për Menaxhimin e Kufirit paska lëvizë brenda e jashtë Kosovës disa herë brenda ditës.

Madje, paska raste kur e ka kaluar kufirin në këmbë.

Qyre çka ka qenë t’u bo zyrtari i Vetëvendosjes me nënshtetësi të Serbisë – t’u hy e dal në Kosovë nga s’di sa herë brena ditës”, tha ai.

“A ka nevojë për ma shumë shpjegime?”, përfundoi gazetari Mehmetaj në postimin e tij./Lajmi.net