Dortmundi u mbyt në “ujëra” bavareze, Bayerni po gëzon kreun

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh gjerman ndaj Borussia Dortmundit, duke e mposhtur rivalin me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të të Bundesligës. Protagonisti i zakonshëm për bavarezët, Harry Kane, hapi serinë e golave në minutën e 22-të, pas një asistimi nga Joshua Kimmich, transmeton lajmi.net. Goli i…

Sport

18/10/2025 20:35

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i madh gjerman ndaj Borussia Dortmundit, duke e mposhtur rivalin me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të të Bundesligës.

Protagonisti i zakonshëm për bavarezët, Harry Kane, hapi serinë e golave në minutën e 22-të, pas një asistimi nga Joshua Kimmich, transmeton lajmi.net.

Goli i dytë për Bayernin erdhi në minutën e 79-të, kur Michael Olise shënoi për 2:0 dhe dukej se ndeshja ishte mbyllur.

Megjithatë, Dortmund reagoi pesë minuta më vonë me një gol të Julian Brandt, i asistuar nga Julian Ryerson, por nuk arriti të ndryshojë fatin e sfidës.

Me këtë fitore, Bayern Munchen vazhdon të jetë në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë pas 7 ndeshjeve, duke e forcuar pozicionin si pretendent kryesor për titullin.

Borussia Dortmund, nga ana tjetër, renditet në vendin e katërt me 14 pikë, duke mbetur prapa në garën për kreun./lajmi.net/