Dortmundi triumfon bindshëm ndaj Freiburg – i afrohet kreut të tabelës

Dortmundi ka regjistruar një fitore të thellë 5-1 ndaj Freiburgut në shtëpi, në ndeshjen hapëse të xhiros së 19-të në Bundesliga.

Sport

14/01/2022 22:24

Vendasit e nisën furishëm 45 minutëshin e parë, duke realizuar plot tre gola.

Mbrojtësi Thomas Meunier e hapi sfidën me dy gola të realizuar, fillimisht në minutën e 14-të dhe më pas në minutën e 29-të.

Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë, në skenë doli i zakonshmi Erling Haaland i cili trefishoi epërsinë për skuadrën duke realizuar në kohën shtesë, për ta çuar skuadrën në pushim me një avantazh të theksuar.

Në pjesën e dytë, mesfushori Ermedin Demirovic e ngushtoi epërsinë në minutën e 61-të për ti dhënë pak shpresa mysafirëve.

Sidoqoftë shpresat përfundimisht ia shoi Haaland me golin e dytë të radhës, i cili realizoi në minutën e 75-të për rezultatin 4-1.

Krejt në fund mesfushori Mahmoud Dahoud e vulosi fitoren e vendasve duke realizuar në minutën e 86-të për rezultatin final 5-1.

Me këtë fitore, Dortmundi arrin në kuotën e 40 pikëve, duke iu afruar Bayernit në tre pikë, mirëpo që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërkohë Freiburgu mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë të mbledhura. /Lajmi.net/