Dortmundi transferon Kampl

Skuadra e Borussia Dortmundit ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se ka transferuar lojtarin slloven, Kevin Kampl. Ai është zëvendësues i Marco Reusit që pritet të largohet nga skuadra gjermane në janar.

Sport

22/12/2014 19:46

Borussia Dortmundi ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se ka arritur të transferojë Kevin Kampl nga Salzburgu për një shumë prej 10 milionë euro.

24 vjeçari u lind në Gjermani mirëpo përfaqëson Slloveninë. Karrierën e tij ai e ka filluar te skuadra gjermane, Bayer Leverkusen.

“Kevin Kampl do të nënshkruajë kontratë me Dortmundin që do ta mbajë atë te kjo skuadër deri në vitin 2019. Të dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për këtë transferim”, shkruan komunikata zyrtare e lëshuar nga skuadra e Dortmundit.