Dortmundi nuk i bën ballë Bayernit (Video)

Bayerni ka shënuar fitore të ngushtë por shumë të rëndësishme, në derbin e zhvilluar në Allianz Arena kundër Dortmundit me rezultat2-1.

Sport

01/11/2014 20:24

Atmosfera në Allianz Arena ishte mbresëlënëse, me fansat vendas të cilët ishin thjeshtë fantastik.

Në minutën e 31’, Aubameyang realizon një harkim perfekt te Marco Reus i cili me kokë shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në vazhdim ishte Bayerni që mori nën kontroll takimin, mirëpo mbrojtja e Dortmundit ishte mjaft e fortë.

Në minutën e 72’ Robert Leëandoëski shënon kundër ish-skuadrës së tij për të barazuar rezultatin. Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Arjen Robben shënon nga penalltia për ti dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij nga kjo përballje.

Me këtë fitore, skuadra e Pep Guardiolës është në kuotën e 24 pikëve dhe kryeson në tabelën e Bundesligës.

Video