Dortmundi befasohet nga Cologne, mposhtet 3:2

Skuadra e Borussia Dortmund ka humbur ndaj Cologne. 3:2 përfundoi ndeshja në mes Cologne – BVB, ndeshje e xhiros së tetë në Bundesligë. Skuadra e Dortmundit ishte më kërkuese në 45 minutat e parë, ku edhe arritën të gjejnë golin. Në minutën e 31` ishte Brandt, që realizoi për t`i dhuruar epërsinë mysafirëve. Më pas…

Sport

01/10/2022 17:26

Skuadra e Borussia Dortmund ka humbur ndaj Cologne.

3:2 përfundoi ndeshja në mes Cologne – BVB, ndeshje e xhiros së tetë në Bundesligë.

Skuadra e Dortmundit ishte më kërkuese në 45 minutat e parë, ku edhe arritën të gjejnë golin.

Në minutën e 31` ishte Brandt, që realizoi për t`i dhuruar epërsinë mysafirëve.

Më pas u krijuan edhe raste të tjera shënimi, por në pjesën e parë nuk u tund rrjeta më.

Në 45 minutat e dyta u shënuan plotë katër gola.

Tri prej tyre erdhën nga skuadra vendase, Cologne.

Fillimisht shënoi Kainz, në minutën e 53`, pas tre minutash shënoi Tigges.

Kurse për golin e tretë të tyre u përkujdes Ljubicic, pasi realizoi në minutën e 72`.

Për të ngushtuar epërsinë shënoi Schmitz autogol.

Dortmundi u munduan së paku të barazojnë rezultatin, por nuk arritën.

Me këtë humbje BVB kanë 18 pikë në vendin e parë, kurse Cologne shkon në kuotën e 10 pikëve në po atë pozitë./Lajmi.net/