Dortmund show

Borussia Dortmund u tregua e pamëshirshme duke shkatërruar Stuttgartin me rezultat 6-1, në duelin e parë të xhiros së 11-të në Bundesligë. Skuadra mysafire realizoi e para në minutën e 13-të nëpërmjet Karim Hagguit, por ky gol duket se vetëm ‘nervozoi’ vendasit që u shfryen mbi ta duke barazuar fillimisht rezultatin në minutën e 19-të…

Sport

01/11/2013 22:20

Borussia Dortmund u tregua e pamëshirshme duke shkatërruar Stuttgartin me rezultat 6-1, në duelin e parë të xhiros së 11-të në Bundesligë.

Skuadra mysafire realizoi e para në minutën e 13-të nëpërmjet Karim Hagguit, por ky gol duket se vetëm ‘nervozoi’ vendasit që u shfryen mbi ta duke barazuar fillimisht rezultatin në minutën e 19-të me shënimin e mbrojtësit Sokratis Papastathopoulos, kurse vetëm tre minuta më vonë Marco Reus e kaloi Dortmundin në epërsi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Papastathopoulos realizoi sërish në minutën e 53-të, kurse menjëherë në aksionin e radhës kapitullimin e Stuttgartit e vulosi sulmuesi Robert Lewandowski.

Në vazhdim, ylli polak shënoi edhe dy herë të tjera për het-trikun e tij kurse rezultatin final dhe fitoren e thellë të Dortmundit e vendosi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Jurgen Klopp ngjitet në krye të Bundesligës me 28 pikë, dy më tepër se kampioni në fuqi Bayern Munich që të shtunën luan në udhëtim te Hoffenheim.