Dortmund nuk pajtohet me Chelsea për Sancho
Jadon Sancho është emri më i ‘nxehtë’ për t’u larguar nga Borussi Dortmund.
Sport
Anësori i Dortmund ka kërkuar largimin që në janar, sipas shtypit gjerman, përcjell lajmi.net.
Sipas medieve në Angli, Chelsea mbetet skuadra që ka shprehur më së shumti interesim për 19 vjeçarin.
Chelsea në afatin kalimtar të janarit ka të drejtë të kryejë transferime, pasi ‘CAS’ i ka hequr dënimin.
‘Blutë’ janë të gatshëm të ofrojnë deri 100 milionë euro për Sanchon, por Dortmund nuk e ka ndërmend të lëshojë pe, duke kërkuar 140 milionë euro./Lajmi.net/