Dortmund nënshkruan me Salih Ozcan

Borussia Dortmund ka nënshkruar me mesfushorin turk, Salih Ozcan.

Sport

23/05/2022 11:27

Ozcan kishte kontratë me Kolnin deri në qershor të vitit 2023, por së fundmi është transferuar drejt Borussia Dortmund.

24 vjeçari që nga sezoni tjetër do të luajë në ‘Signal Induna Park’, transmeton lajmi.net.

Lajmin për arritje të marrëveshjes me turkun e ka bërë të ditur vetë ekipi, me anë të një postimi në rrjetet e tyre zyrtare.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me gjigantin gjerman.

Ozcan në 34 paraqitje me Koln këtë sezon ka shënuar tri gola dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/