Dortmund mposht me rezultat minimal Herthan

Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen ndaj Hertha Berlin. BVB arritën fitore minimale 1:0, në ndeshjen e xhiros së tretë në Bundesligë. Paraqitje më të mirë gjatë gjithë takimit zhvilluan Dortmund, por portën tundën vetëm njëherë. Ishte Modeste që Anthony Modeste i cili në minutën e 32` i dhuroi epërsinë mysafirëve. Dortmund krijuan edhe mundësi të…

Sport

27/08/2022 17:25

Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen ndaj Hertha Berlin.

BVB arritën fitore minimale 1:0, në ndeshjen e xhiros së tretë në Bundesligë.

Paraqitje më të mirë gjatë gjithë takimit zhvilluan Dortmund, por portën tundën vetëm njëherë.

Ishte Modeste që Anthony Modeste i cili në minutën e 32` i dhuroi epërsinë mysafirëve.

Dortmund krijuan edhe mundësi të tjera, por u mungoi konkretizimi.

Në anën tjetër edhe Hertha pati mundësit e tyre, por që nuk arritën të shënojnë.

Me këtë fitore BVB shkon në kuotën e nëntë pikëve, kurse Hertha ka një./Lajmi.net/