Dortmund ia vendos çmimin Sanchos, lojtari mund të largohet verës

Borussia Dortmund gjendet në probleme financiare dhe po kërkon që të shesë të paktën një nga yjet e skuadrës.

Sport

06/05/2021 13:25

Jaden Sancho raportohet se është njëri nga lojtarët i cili mund të largohet nga klubi sipas Goal.com, përcjell lajmi.net.

Çmimi për të cilin ai mund të largohet është rreth 90 milionë euro dhe ky është një alarm për klubet nga Premierliga.

Erling Haaland është lojtari për të cilin kanë shprehur interesim shumë klube evropiane, mirëpo drejtori sportiv i Dortmundit ka thënë se ai nuk do të largohet në asnjë mënyrë.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është shprehur se gjërat mund të ndryshojnë deri në verë./Lajmi.net/