Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland
Borussia Dortmund ka identifikuar zëvendësuesin e Erling Haaland.
Sport
Skuadra gjermane ka humbur yllin kryesor të skuadrës, me Manchester City që bëri një lëvizje për të marrë Haaland.
Sipas raportimeve të fundit, Dortmundi megjithatë ka identifikuar figurën zëvendësuese të norvegjezit, përcjell lajmi.net.
Dortmund është vënë pas yllit të Ajax, Sebastien Haller, transmeton lajmi.net.
Skuadra nga ‘Signal Iduna Park’ është gati të paguajë 33 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Gjiganti i Bundesliga është duke kërkuar tash e sa javë për një lojtar të duhur për sulmin.
Mbetet të shihet nëse lëvizja për Sebastien Haller mund të kompletohet. /Lajmi.net/