Dortmund fiton pa telashe kundër Frankfurtit, Haaland gjen përsëri golin

Borussia Dortmund ka shënuar një tjetër fitore në kuadër të Bundesligas.

Sport

14/02/2020 22:22

Dortmund kanë shënuar fitore të lehtë kundër Eintracht Frankfurt, me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 33’, nga Lukas Piszczek, i cili zhbllokoi shifrat në 1:0.

Epërsinë e ‘Verdhezinjve’ e dyfishoi Jadon Sancho, kur po luhej minuta e 49’ e takimit.

Erling Haaland u regjistrua edhe në këtë ndeshje në listën e realizatorëve, kur në minutën e 54’ shënoi për 3:0.

Rezultatin final e vendosi mbrojtësi portugez, Raphaël Guerreiro, në minutën e 74’, për rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.

Dortmund tashmë numëron 42 pikë pas fitores së shënuar sonte, dhe qëndron në pozitën e dytë me një pikë më pak se Bayern Munich.

Eintracht Frankfurt në anën tjetër mbetet me 28 pikë, në pozitën e nëntë në tabelën e Bundesliga. /Lajmi.net/