Doris Pack e quan të turpshëm mos heqjen e vizave, përkrah vendimin e Qeverisë për taksat

Ish eurodeputetja Doris Pack, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosna.

Lajme

23/11/2018 16:29

Ajo u shpreh se “ky është mjet i vetëm për të iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjtë”.

Pack kritikoi ashpër edhe Bashkimin Evropian lidhur me mos heqjen e vizave për Kosovën

“Po,është e turpshme që ne ende e shtyejmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash”, ka shkruar ish eurodeputetja nga Gjermania Doris Pack në twitter.

Doris Pack u shpreh kategorikisht kundër ndarjes së Kosovë.