Dorëzohet në polici, Berat Nimani vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani
Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimani është dorëzuar në polici. Kjo është bërë e ditur nga mediat gjermane. Ai thuhet të jetë dorëzuar tek autoritetet e hetuesisë në Gjermani në prani të avokatit të tij. Berat Nimani pritet që sot të dali para trupit gjykues derisa sipas raportimeve Berat Nimani…

Lajme
Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimani është dorëzuar në polici.
Kjo është bërë e ditur nga mediat gjermane.
Ai thuhet të jetë dorëzuar tek autoritetet e hetuesisë në Gjermani në prani të avokatit të tij.
Berat Nimani pritet që sot të dali para trupit gjykues derisa sipas raportimeve Berat Nimani dyshohet për plagosjen e katër personave jashtë objektit të gjykatës në ditën kur nisi gjykimi për vrasjen e vëllait të tij.
Pas të shtënave para gjykatës, policia e kishte shpallur në kërkim Berat Nimanin.
Të mërkurën rreth orës 13:40 katër persona janë qëlluar me armë zjarri, ku disa u plagosën rëndë pranë gjykatës rajonale të Bielefeldit.
Dy 25 vjeçarë, një 23 vjeçar dhe një 63. Siç raportohet nga mediat gjermane gjendja e tyre është stabile.
Ende mbetet e paqartë situatë e krijuar në këtë ditë derisa nga hetimet e para thuhet se mund të jetë çështje hakmarrje./Lajmi.net/
https://www1.wdr.de/nachrichten/schuesse-boxer-prozess-in-bielefeld-mehrere-verletzte-100.html