Dorëzimi i Radoiçiqit, letra e Bërnabiqit – temat që Kurti i diskutoi me senatorët amerikanë në Mynih
Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego, ku u shoqërua nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi…
Lajme
Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego, ku u shoqërua nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara si aleat kryesor të Kosovës dhe prezantoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ai gjithashtu foli për orientimin euro-atlantik të Kosovës dhe angazhimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Një nga temat qendrore të diskutimit ishte marrëdhënia me Serbinë, ku Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë që kryeterroristi Milan Radoiçiq të dorëzohet dhe të përballet me drejtësinë në Kosovë për sulmin e organizuar në Banjskë më 24 shtator 2023. Ai po ashtu përmendi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Brnabiq, e cila përmend mosrespektimin e integritetit territorial të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga ZKM:
Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Ai shoqërohej në këtë takim nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Progresi i Kosovës në aspektin demokratik dhe atë ekonomik u theksua përgjatë takimit.
Kryeministri foli edhe rreth orientimit euro-atlantik dhe objektivit e angazhimit tonë të vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Në lidhje me raportet me Serbinë, Kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të kryeterroristit Milan Radoiçiq, i cili duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023; nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike; tërheqjes së letrës së Brnabiq ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës./lajmi.net/