Dorëhiqet nga VV asamblisti në Shtime, thotë se kryetari i gënjeu qytetarët

Reshat Mujota është zyrtarisht asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Shtimes, pasi u tërhoq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

28/01/2022 12:24

Në seancën e kuvendit të Shtimes, Mujota adresoi kritika ndaj kryetarit Qemajl Aliu, duke e quajtur gënjeshtar.

“Kur thirresh në meritokraci dhe bashkëqeverisje, duhet t’i mbash ato. Nëse nuk i mban këto, do të thotë që ti ke gënjy qytetarin”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës me qëllimin për të bërë ndryshime për qytetarët me VV-në, mirëpo sipas tij kjo e fundit nuk është e interesuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Nuk u përmbajtën marrëveshjet dhe as meritokracia. Madje, po shihet që nuk jeni transparent”.