Dorëheqja e drejtoreshës së financave, PDK në Gjilan kërkon largimin e kryetarit Hyseni

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka trajtuar sërish çështjen e dorëheqjes së drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka. Në emër të PDK-së në Gjilan, Rashiti ka kërkuar dorëheqjen e kryetari Hyseni, sepse sipas tij, kjo e shpëton qytetin e Gjilanit. “Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë…

Lajme

10/03/2025 14:17

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka trajtuar sërish çështjen e dorëheqjes së drejtoreshës së Financave, Herolinda Murati-Leka.

Në emër të PDK-së në Gjilan, Rashiti ka kërkuar dorëheqjen e kryetari Hyseni, sepse sipas tij, kjo e shpëton qytetin e Gjilanit.

“Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin, këtë e kemi kërkuar nga viti i kaluar përshkak gjendjes së jashtëzakonshme që e ka sjellë ai komunën tonë, ku po mbretëron një tension i paparë brenda institucioneve komunale deri në akte të dhunës fizike për ndërhyrje militanteske të VV-së duke ia thyer cilindrin e zyres saj, në drejtorinë e buxhetit ku menaxhohen 40 milion euro të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë ai.

Sipas Rashitit, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, është e fundit e cila është përballur me një kaos institucional, duke shtuar se ka edhe dorëheqje të këtij lloji.