Doracakët mbi edukimin seksual, Kryeziu: Nagavci duhet të japë dorëheqje pas skandalit
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI-së), Ismet Kryeziu, ka reaguar rreth temës tashmë të shumëpërfolur dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual. Sipas asaj që Kryeziu ka deklaruar thotë se sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët…
Lajme
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI-së), Ismet Kryeziu, ka reaguar rreth temës tashmë të shumëpërfolur dhe ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci pas skandalit të shpërndarjes së doracakëve për edukimin seksual.
Sipas asaj që Kryeziu ka deklaruar thotë se sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj temës së edukatës seksuale dhe shëndetit riprodhues.
Sipas tij doracakët mund të rishkruhen e të përmirësohen, por një ministre që nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e saj rrezikon gjithë idenë e edukimit seksual.
Përmes postimit në Facebook, ai ka theksuar se në një qeverisje të etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqje për gabimet dhe skandalin që ka shkaktuar hartimi i doracakëve.
Postimi i plotë:
“Ne një qeverisje etike dhe me integritet, ministrja Nagavci do të duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit dhe gabimeve në doracakët e hartuar.
Sjellja e papërgjegjshme e Qeverisë dhe ministres së Arsimit jo vetëm që shkel standardet e qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike, por gjithashtu rrezikon të nxisë reagime negative nga qytetarët ndaj edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues. Doracakët mund të rishkruhen e të përmirësohen, por një ministre që nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e saj rrezikon gjithë idenë e edukimit seksual — një lëndë edukative, që sipas të gjitha studimeve në vendet ku praktikohet si lëndë mësimore, ka treguar se të rinjtë bëhen më të informuar dhe më të përgjegjshëm, duke ulur kështu rreziqet që prekin fëmijët nga mungesa e informacionit.
Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues nuk është lëndë mësimore për të nxitur e promovuar sjellje të papërshtatshme tek fëmijët, përkundrazi, është për t’u dhënë atyre njohuri dhe informacion që i mbrojnë nga rreziqet dhe keqkuptimet.”/Lajmi.net