Donnarumma sonte pritet të debutojë në Ligën e Kampionëve
Portieri i gjigantit francez pritet të startojë nga fillimi kundër Man City.
Sport
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet derbi i xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve mes PSG dhe Man City, transmeton lajmi.net.
Në këtë ndeshje për ‘Parisienët’ pritet të startojë nga fillimi portieri Gianluigi Donnarumma.
Për Donnarumman kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në karrierë në Ligën e Kampionëve, pasi sa ishte pjesë e Milanit nuk kishte marrë pjesë në këtë kompeticion.
Maurcio Pochettino po i beson më shumë Keylor Navasit pasi ka startuar në shtatë ndeshje këtë edicion, ndërsa italiani ka luajtur vetëm dy ndeshje.
Megjithatë agjenti i Donnarumas, Mino Raiola pak ditë më parë është shprehur i qetë pasi sipas tij klienti i tij së shpejti do të jetë titullar i pazëvendësueshëm te PSG. /Lajmi.net/