Donnarumma ka pak muaj të mbetur në kontratë, Raiola është problemi

Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë klubin ku ai u rrit, pra, në AC Milan.

Sport

16/01/2021 09:43

Kontrata e portierit Donnarumma do të mbarojë në verën e këtij viti, për këtë arsye drejtuesit e Milanit po kërkojnë të bëjnë sa më shpejt rinovimin e kontratës.

Një problem i cili ka qenë i pranishëm në vitet e fundit, është edhe agjenti Mino Raiola, përcjell lajmi.net.

Raiola do të takohet me përfaqësuesit e klubit për t’u akorduar kështu për një kontratë të re. Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë edhe një rrogë rreth 7 milion euro për italianin.

Milan, duke marrë parasysh situatën pandemike dhe atë financiare, nuk mund ta humbasë lojtarin e tyre për këtë arsye po kërkojnë të bëjnë rinovimin sa më shpejt që është e mundur.

Sipas raportimeve nga Italia, java e ardhshme do të jetë vendimtare për Donnarumman. /Lajmi.net/