Donnarumma dhe Locatelli objektivat kryesorë të Allegrit

Gianluigi Donnarumma dhe Manuel Locatelli po kërkohen nga Juventusi.

Sport

31/05/2021 09:27

Sipas gazetës italiane, La Stampa, Massimiliano Allegri ka dy objektiva kryesorë me rikthimin e tij në klub, ata janë Donnarumma dhe Locatelli, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i Sassuolos po shihet si zgjidhja më e mirë për mesfushën jo-kreative të “Bianconerëve”, ndërsa Donnarumma nuk ka rinovuar kontratën dhe është lojtar i lirë pas një telenovele të vërtetë me Milanin.

Juventusi ka mërrëdhënie të mira me Raiolan dhe mund ta përballojë kërkesën e tij për rrogë, por së pari duhet ta zgjidhë situatën e Szczsesnyt./Lajmi.net/