Donnarumma dëshiron të bëhet si Buffon

Portieri 16 vjeçar i Milanit, Gianluigi Donnarumma  po i mahnitë të gjithë me paraqitjet e tij këtë edicion.

Sport

10/11/2015 20:08

Donnarumma ka thënë se ndjehet i lumtur me komentet pozitive për të, mirëpo ka deklaruar se do të vazhdojë të punojë edhe më tepër, duke i ndjekur hapat e portierit legjendar të Juventusit, Gianluigi Buffon.

“Gjithmonë mundohem të përçojë qetësi te ekipi. Por e përsëris, më duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, tha italiani.

“Jam i inspiruar nga Buffon, ëndrra ime është që të shkojë hapave të tij dhe të luajë rregullisht për ekipin kombëtar”, theksoi Donnarumma.

Portieri i Milanit është grumbulluar nga Kombëtarja U21 e Italisë.