​Donjeta Sadiku ngjitet në ring sot në Sofje, synon tjetër medalje të artë

Në kuadër të Turneut Ndërkombëtar të Boksit STRANDJA, një nga garat më prestigjioze në arenën ndërkombëtare të boksit, sot (25 shkurt) nga ora 14:00 në ring do të paraqitet boksierja kosovare Donjeta Sadiku. Sadiku do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku do të përballet me boksieren nga Çekia, Barbora Maxova. Turneu po…

Sport

25/02/2026 09:08

Në kuadër të Turneut Ndërkombëtar të Boksit STRANDJA, një nga garat më prestigjioze në arenën ndërkombëtare të boksit, sot (25 shkurt) nga ora 14:00 në ring do të paraqitet boksierja kosovare Donjeta Sadiku.

Sadiku do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ku do të përballet me boksieren nga Çekia, Barbora Maxova. Turneu po mbahet në Sofje, nga 21 shkurti deri më 2 mars 2026.

Vlen të theksohet se Donjeta Sadiku është fituese e medaljes së artë në edicionet e mëparshme të këtij turneu prestigjioz, duke dëshmuar vazhdimisht cilësi, përgatitje dhe nivel të lartë profesional. Paraqitjet e saj ndër vite kanë qenë krenari për sportin e Kosovës.

Nga kampi kosovar shprehen optimistë se edhe këtë vit Sadiku do të vazhdojë traditën e sukseseve dhe do t’i sjellë Kosovës një tjetër medalje të artë nga “STRANDJA 2026”.