Donika Gërvalla kandidate për deputete në listën e VV-së, përmes iniciativës Vjosa Osmanit

Donika Gërvalla, ish-aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, do të jetë pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

16/01/2021 15:55

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë nga iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit, duke thënë se tashmë kjo është punë e kryer.

Gërvalla aktivitetin e saj në LDK e kishte zhvilluar në Gjermani. Ka qenë nënkryetare e LDK-së në këtë shtet për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018. Ishte anëtare nderi e LDK-së që nga vitit 1991, nderi në shkurt të 2018-s.

Vjosa Osmani të enjten nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për t’u përfshirë në listën garuese të kësaj partie, sipas së cilës në listën e VV-së do të ketë 10 emra.

Partitë kanë afat të dorëzojnë listat e tyre me kandidatët për deputetë sot deri në orën 18:00.