Donika e pranon Isën kryetar, do rritje dhe ecje përpara të LDK-së

Ndonëse mbeti jashtë sallës ku mbahej Kuvendi VIII zgjedhor i LDK-së dhe nuk u pajtua me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit, Donika Gërvalla deklaroi se ajo do ta njohë Isa Mustafën për kryetar të partisë.

Lajme

31/05/2015 11:22

Gërvalla tha para gazetarëve se nuk do tërhiqet nga partia, por do të punojnë që ajo të rritet dhe të shkojë përpara.

Ndërkaq, delegatja Melihate Tërmkolli kuvendin e sotëm zgjedhor e vlerësoi si një kuvend të mirë dhe se nuk paraqet problem të madh që nuk pati më shumë kandidatë.

“Statusi parasheh me qenë dy, nëse nuk mbërrin me qenë dy, atëherë Kuvendi vendos. Nuk pati mundësi me pas kandidatë tjerë dhe procesi natyrisht që nuk është bllokuar”, tha Tërmkolli.

Sipas saj, LDK-ja nuk punon me shantazhe dhe presion.

“Do të ishte mirë që brenda me qenë edhe mediat, por kryesia ka vendosur ashtu. S’ka më ndarje në LDK. Ajo e ka kryer ndarjen në vitin 2006 dhe ajo vetëm do të rritet”, tha Tërmkolli. /KosovaPress/