Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së në një rikthim mahnitës
Donald Trump u zgjodh president i Amerikës, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm katër vjet pasi u votua nga Shtëpia e Bardhë dhe duke sjellë në krye një udhëheqje të re amerikane, që ka të ngjarë të testojë institucionet demokratike brenda dhe marrëdhëniet jashtë vendit. Trump, 78 vjeç, rimori Shtëpinë e Bardhë të mërkurën duke…
Bota
Donald Trump u zgjodh president i Amerikës, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm katër vjet pasi u votua nga Shtëpia e Bardhë dhe duke sjellë në krye një udhëheqje të re amerikane, që ka të ngjarë të testojë institucionet demokratike brenda dhe marrëdhëniet jashtë vendit.
Trump, 78 vjeç, rimori Shtëpinë e Bardhë të mërkurën duke siguruar më shumë se 270 votat e Kolegjit Elektoral të nevojshëm për të fituar presidencën, pas një fushate elektorale që thelloi polarizimin në vend.
Fitorja e ish-presidentit Trump në shtetin e Wisconsit, e shtyu atë mbi pragun.
“Amerika na ka dhënë një mandat të fuqishëm”, tha Trump herët të mërkurën para një turme të zhurmshme mbështetësish në Florida.
Karriera politike e Trump duket se kishte mbaruar pasi pretendimet e tij të rreme për mashtrim zgjedhur çuan një turmë mbështetësish të sulmonin Kongresin e SHBA-së më 6 janar 2021, në një përpjekje të dështuar për të përmbysur humbjen e tij më 2020.
Por ai fshiu sfiduesit brenda Partisë së tij Republikane dhe më pas mundi kandidaten demokrate Kamala Harris duke shfrytëzuar shqetësimet e votuesve për çmimet e larta dhe atë që Trump pretendoi, pa prova, ishte një rritje e krimit për shkak të emigracionit të paligjshëm.
Harris nuk foli me mbështetësit që ishin mbledhur në Howard. Bashkëkryetar i saj i fushatës, Cedric Richmond, iu drejtua shkurtimisht turmës pas mesnatës, duke thënë se Harris do të fliste publikisht më vonë, të mërkurën.
“Kemi ende vota për të numëruar”, tha ai.
Republikanët fituan një shumicë në senatin e SHBA-së, por asnjëra palë nuk duket të ketë avantazah në luftën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ku republikanët aktualisht mbajnë një shumicë të ngushtë./Lajmi.net/