Donald Trump: Ja pse e përdori Twitter-in, e jo mediat
Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump ka thënë se do të vazhdojë të vazhdojë të bëj shpallje dhe komente personale në rrjetin social Twitter , pasi nuk i beson organizatave të lajmeve që të transmetojnë mesazhet e tij.

Bota
“Kam përvoja me media të pandershme dhe me shtyp të pandershëm, prandaj kjo është mënyra se si më duhet të kundërveproj” u shpreh Donald Trump, i cili nesër pritet të inagururohet si president i Amerikës.
Ai gjithashtu foli edhe për akreditimin e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se ka shumë të tillë që duan të jenë brenda por që stafi i tij do t’i zgjedhë se cilët do të lejohen të marrin pjesë në konferenca.
Vlen të theksohet se Donald Trump i ka rreth 20 milionë ndjekës në Twitter. /Lajmi.net/