Donahue takohet me komandantin e KFOR-it, Barduani- diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë

Gjenerali komandues i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue ka vizituar  ushtarët dhe drejtuesit e KOmandës Rajonale Lindore në kampin Boondsteel në Kosovë, si dhe në “Camp Nothing Hill”. Në njoftimin e bërë nga KFOR-i thuhet se gjenerali Donahue falënderoi ushtarët për përkushtimin  tyre ndaj misionit të KFOR-it dhe mësoi më shumë rreth…

Lajme

14/03/2025 11:35

Gjenerali komandues i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Christopher Donahue ka vizituar  ushtarët dhe drejtuesit e KOmandës Rajonale Lindore në kampin Boondsteel në Kosovë, si dhe në “Camp Nothing Hill”.

Në njoftimin e bërë nga KFOR-i thuhet se gjenerali Donahue falënderoi ushtarët për përkushtimin  tyre ndaj misionit të KFOR-it dhe mësoi më shumë rreth operacioneve të përditshme.

Gjenerali Donahue është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë dhe misionin paqeruajtës në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”./Lajmi.net/