Don Xhoni u kthen “diss-in” Majkit dhe Finemit, prish marrëdhëniet edhe me Ledri Vulën?

Don Xhoni ka publikuar këngën e tij të re me titull “Crypto” ku po konsiderohet si një "diss" jo vetëm ndaj Majkut dhe Noizyt por edhe ndaj Ledrit.

ShowBiz

13/03/2022 23:32

Ledri që pas largimit nga “Babastars” ka zgjedhur tu qëndrojnë larg “diss-eve” dhe përplasjeve që ndodhin mes reperëve, shkruan lajmi.net.

Përtej kësaj Ledri ka “bërë paqe” edhe me Noizyn dhe me Getoar Selimin.

Në këngën e re të publikuar mbrëmë, Don Xhoni u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që thonë se u bë i famshmën brenda natës.

I fundit që e ka thënë këtë gjë ka qenë Majk, i cili i ftuar te Meriton Mjekiqi në freestyle e tij tha: Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri. Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori. Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji. Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar.

Pas këtyre fjalëve “shpërtheu” rrjeti, ku morri vëmendjen e të gjithë fansave, por i vetmi që qëndroi në heshtje ishte Don Xhoni.

Ai zgjodhi të thyente heshtjen përmes publikimit të “Cryptos” ku edhe dha përgjigjje për të gjithë ata që e “sulmuan”.

“U çu në këmbë një industri, ua dridha unë me temel. Don Xhon histori me hi hyn, por më nuk del.”, thuhet në këngën e Don Xhonit.

Kur bie fjala për “sulmin” ndaj Don Xhonit se morri famë shpejt, e kishte thënë edhe Ledri Vula, i cili ishte i ftuar te Meriton Mjekiqi dhe ku shumë shkurt përmes “frrestyle-it” të tij i kishte bërë “diss” reperit.

“Ti talent Wifi, dy lidhje s’i ki. Garant as vet nuk e di qysh ke mrri. Ju nuk jeni fansa, jeni nxënësa. Sot profesori është nervoz. Jashtë krejt klasa.”, kishte thënë Ledri.

Nëse i bëjmë bashkë këto dy pjesë duket se ata kanë nisur t’i bëjnë “diss” njëri-tjetrit ndonëse janë miq dhe i kemi parë disa herë në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar një përgjigje as për Finemin, i cili e ironizoi dhe e shau Don Xhonin në një video-live që realizoi në “Instagram” ditë më parë.

E menjëherë pas kësaj ai u shfaq në krah të Noizyt, ku edhe ky i fundit nuk ka raporte të mira me Don Xhonin.

Në “Crypto” Don Xhoni thotë: Gjujna si NATO, kjo nuk është Totorino.

Kjo pasi në një nga këngët që do nxjerrë së shpejti Finemi e konsideron veten Totorino.

Deri tani nuk ka ende asnjë përgjigje nga reperët, por “loja” në hip-hopin shqiptar sapo ka filluar./Lajmi.net/